Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia në orën 09:00 ka mbërritur në gjykatën e Krimeve të Rënda për seancën e radhës. Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
Seanca e kaluar në 19 Qershor u shty, pasi nuk ishin njoftuar tre ish-zyrtarët e policisë së Vlorës; Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila. Gjykata tha se duhet të rinjoftohen edhe njëherë tre personat e lartpërmendur, pasi nuk kanë marrë dijeni për nisjen e procesit.
Tahiri deklaroi në 19 Qershor se është i lodhur nga zvarritja e këtij procesi gjyqësor dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Sipas tij, ky proces po zvarritet më kot dhe ka dyshime se pas fshihet politika. Gjykimi i shkurtuar nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...