Sekretari britanik i Financave, Philip Hammond, deklaroi se është gabim që vendi i tij të largohet nga Bashkimi Evropian pa ndonjë marrëveshje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në Parlamentin britanik, Hammond ka vlerësuar procesin e Brexit-it. Ai tha se është gabim që vendi i tij të largohet nga BE-ja pa ndonjë marrëveshje dhe se kjo mund të ketë një kosto rreth 90 miliardë sterlina ndaj ekonomisë së vendit.
“Do të ishte gabim që qeveria britanike të zbatojë një politikë të ndarjes pa marrëveshje. Besoj me krenari të madhe se ky Parlament ku unë do të vazhdoj të jem deputet, do të kujdeset për këtë”, tha Hammond.
Ai ka mbrojtur idenë e tij se duke marrë parasysh marrëdhëniet tregtare, largimi i Britanisë pa një marrëveshje do të sillte kosto të lartë.
“Nuk ka dyshim se ndarja pa marrëveshje do të nevojiten shumë para për t’iu përgjigjur efekteve të papritura të pauzës. Dhe kjo do të thotë se nuk ka para të mjaftueshme për të ulur taksat ose për të rritur shpenzimet. Por, nëse më falni, ka edhe më shumë. Analizat e qeverisë tregojnë se ndarja pa marrëveshje do të ketë një ndikim prej 90 miliardë sterlina mbi thesarin”, theksoi Hammond.
Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt dhe ish-sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, të cilët po garojnë për udhëheqjen e Partisë Konservatore në Britani kanë thënë se Britania do të largohet nga BE-ja pa asnjë marrëveshje më 31 tetor përfundimisht, nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje e re.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...