Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Duke shprehur mirënjohjen e lartë për vizitën në BQK, Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin Heldt për zhvillimet në sektorin financiar të vendit, në veçanti sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.
Gjithashtu, Guvernatori njoftoi Ambasadorin Heldt për zhvillimet e fundit edhe në sektorët tjerë financiar, si sektorin e sigurimeve, fondeve pensionale, të institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare.
Guvernatori Mehmeti falënderoi Ambasadorin dhe shtetin gjerman për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritashëm me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes asistencave teknike, posaçërisht të GIZ-it gjerman, që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në harmonizimin e rregullativës financiare me standardet ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt shprehu kënaqësinë për kontributin që Gjermania ka dhënë në avancimin e punës dhe funksioneve të BQK-së, duke potencuar që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje./arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...