Duke folur për vendimin e Gjykata Kushtetuese, e cila e shpalli të jashtëligjshëm Ekipin negociator për dialog me Serbinë, Ramush Haradinaj tha se karshi idesë për ndryshim të kufijëve, kjo është fitore historike.
“Unë jam shumë i gëzuar që ai proces ka mbërri atje ku ka mbërri. Jam i kënaqur që ua kemi tregu vendin atyre që kanë dashtë me ba tregti me të drejta të Kosovës. Kjo është një fitore historike e Kosovës dhe e të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e kësaj fitoreje”.
I pyetur nëse do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ia delegon detyrat përfaqësuese në çështje si dialogu me Serbinë, Haradinaj tha se asnjëherë nuk do të veprojë vetëm në temat gjithëpërfshirëse dhe në çështjet si dialogu me Serbinë.
“Hapat në të ardhmën unë nuk i ndërmarr i vetëm asnjëherë. Unë nuk mundem me e përfaqësu Kosovën pa gjithëpërfshierje edhe pa rolin e të gjthëve”, tha Haradinaj./Arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...