Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vladimir Gjorçev në një konferencë për shtyp ka akuzuar kreun e ekzekutivit Zoran Zaev dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Caroska për rënien e natalitetit në vend.
Gjorçev tha se asnjëherë në historinë e shtetit nuk ka pasur numër më të vogël të foshnjave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Asnjëherë në historinë e Maqedonisë, nuk kemi pasur numër më të vogël të foshnjave. Në vitin 2018 kanë lindur 21.333 foshnja, ky është numri më i keq që kurë Maqedonia mban statistika për demografi. Gjatë kohës së kësaj qeverie, gjatë vitit 2018 nën qeverisjen e Zoran Zaevit dhe Milla Carovskës, kemi demografi më katastrofale dhe më të keqe në historinë e Maqedonisë. Nëse e krahasoni vitin 2018 me vitin 2016, vitin e fundit të qeverisjes së OBRM-PDUKM-së do të shikoni se numri i foshnjave është zvogëluar nga 23.002 në 21.333, kjo është një rënie frapante”, tha Gjorçev.
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...
OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin p...
Kryeministri kroat uron Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve: ...