Është mbyllur procesi i numërimit të votave për bashkinë e Tiranës. 919 kutitë janë numëruar dhe kandidati i PS, Erion Veliaj është shpallur fitues me 94.21% të votave, ndërsa kundërshtari i tij, Arben Skënderaj i Bindjes Demokratike, ka siguruar vetëm 5.79% të votave
Thënë ndryshe, Veliaj ka siguruar 152,230 vota në 30 qershor, shifër që është 8002 vota më e ulët se ato që fitoi në zgjedhjet lokale të 2015-ës.
Katër vite më parë, Partia Socialiste ishte në koalicion së bashku me LSI-në dhe PDIU-në, votat e të cilave shkuan për Erion Veliajn. Për socialistët, kjo diferencë e vogël e votave në Tiranë në katër vite, tregon që Erion Veliaj ka rikuperuar i vetëm edhe votat e dy ish-partnerëve në koalicion, të cilët në 30 qershor nuk u bënë pjesë e garës.
Top Channel raportoi dje se në 11 njësitë administrative të Tiranës numri i votave të pavlefshme ishte 10 mijë e 740/Top Channel.
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...
Rama mbyll fjalimin historik në Knesset: Thirrje izraelitëve...