Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut ishte pikënisje e shtetësisë së Kosovës.
Kjo datë, sipas tij, i dha kahje të re përpjekjeve për liri e pavarësi dhe është rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë.
“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës. Kjo ditë, që i dha kahje të re përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi është rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë. Gratë dhe burrat, që e vulosen vullnetin e popullit tonë, do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur”, shkroi Haradinaj në facebook.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj