Skender Gashi varroset nesër në fshatin Mramuer 

15:50 | 1 Korrik 2019
M. A.

Prof. dr. Skender Gashi, i cili ndërroi jetë më 27.6.2019 në Vjenë, do të varroset nesër, më 2 korrik 2019, në vendlindjen e tij – fshatin Mramuer të komunës së Prishtinës, lagjja Myrtaj. 

Varrimi bëhet në orën 14:00.
Nisja e kortezhit bëhet nga shtëpia familjare në Prishtinë,
Taslixhe IV, rr. “Naser Hajrizi”, nr.12.

LDK-ja organizon akademi përkujtimore për prof. dr.Skender Gashi

Nesër, më 2 korrik 2019, Lidhja Demokratike e Kosovës organizon akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së prof.dr. Gashit. Akademia mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në orën 12:00.

Shpërndaje në rrjete sociale