Kështu bëri të ditur deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, i cili tha se është fatkeqësi që sot në vitin 2019, në këtë pjesë të Ballkanit, dhe të Serbisë, të një shteti që aspiron të jetë pjesë e BE-së, shqiptarët e Luginës jetojnë në një gjendje të paperspektivës totale, diskriminimit etnik, kulturor dhe social.
Në seancën e sotme që po mbahet pikërisht për këtë çështje, Abrashi bëri të ditur se LDK do të mbështet çfarëdo rezolute që do të nxjerrë Kuvendi i Kosovës e që zotohet ta zbatojë.
“Sot Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse, duhet të mobilizohen për një plan afatshkurtër dhe afatgjate. Dhe këtë nisme, ne duhet ta fillojmë sot këtu, në Kuvend, duke kërkuar nga ekzekutivi t’i përmbushë obligimet, sikurse dhe t’i tejkalojë ato, duke marrë nisma të reja sistematike, duke mbështetur një plan konkret që tejkalon mandatet qeveritare dhe politikat ditore. Ne, sot duhet të krijojmë mekanizma e projekte konkrete, sikurse plane afatgjate me njerëz përgjegjës për realizimin e tyre në funksion të përmirësimit të jetës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës, si dhe në ruajtje të identitetit të tyre kombëtar”, tha Abrashi.
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...
Rama mbyll fjalimin historik në Knesset: Thirrje izraelitëve...