Stacioni Policor në Prizren të enjten kishte pranuar informatën lidhur me një rast vjedhje në lokacionin rr. “Wiliam Woker” në Prizren.
Viktima në deklaratën e saj theksoi se e dyshuara e panjohur femër duke e mashtruar djalin e viktimës, ku i kishte kërkuar një gjilpërë në mënyrë që ta largonte nga aty, e më pastaj e njëjta ishte futur në dhomën tjetër dhe kishte vjedhur stoli ari në vlerë rreth 6250 euro.
Pas një pune intensive hetimore, hetuesit policor kanë siguruar video regjistrimet e kamerave të sigurisë të objektit të banesës në fjalë, ku vërehet e dyshuara femër duke dalë nga hyrja “B”, me një kuti në dorë, ku dyshohen të kenë qenë stolitë e arit të të dëmtuarës në fjalë.
Duke vepruar menjëherë dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarë, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tani të dyshuarën M.K e lindur ne vitin 1990.
Hetuesit policorë janë duke punuar me intensitet të lartë në zbardhjen e disa rasteve tjera të kësaj natyre, të cilat dyshohen të jenë kryer nga e njëjta e dyshuar.
Ndaj të dyshuarës është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë dhe e njëjta është dërguar në Qendrën e ndalimit në Stacionin Policor Prizren. /prizrenisot.com/
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll
Kërcënimet e Trump, kreu i Parlamentit iranian: Ndalo ose i ...
Inter – Roma, publikohen formacionet zyrtare
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar ...
Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, i gjenden 7 kg koka...