Deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku, në hapjen e seancës ka treguar tri kërkesat e opozitës për të demonopolizuar këtë treg.
Ai ka thën= se qeveria Mustafa ka provuar të ndal homologimin.
“Qeveria Mustafa kishte marrë vendim që t’i ndërpresë monopolet, dhe i kemi dërguar shkresë zyrtare EuroLab në janar të vitit 2016. Euro Lab ka refuzuar duke thënë se do të dëmtoheshin për shkak të investimit të madh që kanë bërë”, tha ai.
Ai ka thënë se si pikë e parë duhet votuar shfuqizimi i menjëhershëm i udhëzimit që i pati dhënë monopolin në homologia EuroLabit.
Për pikë të dytë ai ka propozuar që për dy muaj duhet të hyjë në fuqi udhëzimi i ri administrativ.
Ndërsa deri në fund të vitit ka thënë se duhet të liberalizohet plotësisht tregu i homologimit.
Më kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje sot deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish në një seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës që është “Heqja e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave”./Arbresh.info/
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...
Rama mbyll fjalimin historik në Knesset: Thirrje izraelitëve...