Themeluesi i “Microsoft”-it, Bill Gates ka rrëfyer atë që e konsideron si gabimin më të madh të jetës. Duke treguar se nuk bën pjesë në kategorinë e njerëzve që nuk i pranojnë gabimet, miliarderi është shprehur se i ka mbetur peng fakti që nuk arriti të zhvillonte më shumë në vitin 2007 sistemin operativ të lëvizshëm në kompaninë e tij.
“Në botën e softuerit, veçanërisht për platformat, këto janë tregje ku fituesi i merr të gjitha”-ka thënë Gates duke iu referuar “Android”-it dhe “Apple”-it.“Pra, gabimi më i madh ndonjëherë është çdo keqmenaxhim. Kam qenë dhe unë pjesë e këtyre keqmenaxhimeve, që ka bërë që “Microsoft” të mos jetë çfarë është Androidi.
Do të thotë se “Androidi” është platforma standarde e telefonit, jo “Apple”- është shprehur Gates, duke vijuar kështu të thumbojë “iPhone”-n. Themeluesi i “Microsoft”-it u tall fillimisht me “iPhone”-in, duke e konsideruar si një telefon që nuk kishte sesi t’i tërhiqte klientët përderisa nuk përmbante një tastierë.
Rrëfimi i Gates-it është deri diku surprizë, pasi shumë mendonin se rasti i humbur i “Microsoft”-it me rrjetin e lëvizshëm ka qenë për shkak të një gabimi të Steve Ballmer.
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari t...
Stephan Lichtsteiner do të jetë trajneri i FC Basel
Fjala e plotë e Ramës në parlamentin izraelit
Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për ...