Derisa aktiviteti ekonomik në të gjashtë shtetet e Evropës Juglindore (EJL6) po shkon përpara dhe rritja në rajon pritet që të arrijë mesataren e 1,8-përqindëshit në vitin 2015, në Kosovë edhe gjatë këtij viti llogaritet se rritja ekonomike do të shkojë rreth 3%.
Këto shifra janë bërë publike nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë gjatë prezantimit të numrit më të ri të raportit të rregullt ekonomik për Evropën Juglindore për periudhën gjashtëmujore të këtij viti.
Në të thuhet se rritja ekonomike 1% -3% është e pamjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë dhe të varfërisë në Kosovë. Për uljen e papunësisë dhe të varfërisë ekonomia e Kosovës duhet të ketë rritje mbi 8%, thuhet në të gjeturat e këtij raporti.
Shkak i eksodit drejt vendeve evropiane, sipas Bankës Botërore, është pikërisht varfëria. Në raport saktësohet se rritja ekonomike për 2015 pritet të jetë 3%. Përfaqësuesit e Bankës Botërore po ashtu deklaruan se nevojitet që konsolidimi fiskal të vazhdojë edhe gjatë viteve 2015 – 2017.
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...