Partitë politike duhen të bëhen bashkë për të kaluar proceset e rëndësishme që i ka vendi ynë, tha nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Në konferenca “Zëri i popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, organizuar nga RIDEA, e cila është duke u mbajtur në këto momente, i pari i Gjilanit, tha se proceset e vendit deri tash kanë qenë peng i një zhurme politike, ndërsa theksoj se vendi ynë është i pafuqishme ta ndal Serbin që të jetë pjesë e BE-së.
“ Një fakt është injorua roli i Serbisë dhe statusi i saj është problem më i madh. Ne e kimi një qëndrim dhe Serbia vazhdona ta ketë një qëndrim. Kosova është e pafuqishme ta ndal Serbin drejt BE-së dhe shqetësimi im është se Serbia ta merr datën edhe pa ndonjë marrëveshje. Nëse deri tash jemi kanë peng i një zhurme politike tani ka ardhë koha që Institucionet të shkojnë në drejtim të zgjidhjeve të problemeve. Jo zgjedhje për të hy në Qeveri më çdo kusht po zgjedhje për të marr përgjegjësi për çështjen e këtyre problemeve. Kosova sot po vazhdon më qenë peng i problemeve të ndryshme. Partitë po na shtyjnë drejt një popullzimi që s’do të mund të menaxhohet. Kjo kultura për konsum të brendshëm të goditen proceset e vendit do të kenë pasoja. Neve duhet të na interesojnë proceset e Kosovës”.
Në këtë konferencës përveç përfaqësuesve të opozitës dhe Presidentit Hashim Thaçi, janë duke munguar Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e Kryeministri Ramush Haradinaj./arbresh.info/
Shpërthim në ambasadën e SHBA-së në Norvegji
Haxhiu bën homazhe te monumenti Heroinat: Kujtesa për to ësh...
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit