Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman (MBS) diskutuan tensionet në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në një telefonatë të premten, tha Shtëpia e Bardhë.
Biseda u zhvillua një ditë pasi Irani rrëzoi një avion amerikan pa pilot, duke shkaktuar frikë nga një konfrontim i hapur ushtarak midis SHBA dhe Teheranit, transmeton portali arbresh.info.
Irani tha se droni Global Hawk u rrëzua ndërsa fluturoi mbi ujërat territoriale, por Uashingtoni tha se avioni ishte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Trump konfirmoi të premten se ai kishte anuluar një sulm ushtarak kundër Iranit pas rrëzimit të avionit, duke thënë se sulmet hakmarrëse nuk do të kishin qenë një përgjigje proporcionale.
Shkallëzimi i së enjtes pasoi sulme të dyshuara në disa anije të cisterna pranë ngushticës së Hormuzit. Uashingtoni fajëson Iranin për sulmet e dyshuara – një akuzë që Teherani kundërshton me forcë./Arbresh.info/
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...