Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar takimin mes Avni Arifit dhe Marko Gjuriq në Berlin si antikombëtar. Ajo ka reagur ashpër kundër këso takimeve të fshehta.
Po ashtu partia e dytë më e madhe në Kuvendin e Kosovës ka thënë se presidenti Thaçi po mundohet të ngjallë projektin e ‘’Zajednicës” me takime të shumta të fshehta të cilat po ashtu i cilëson antikushtetuese shkruan Gazeta Express
Tutje, në reagimin e saj zyrtar ka thënë se dialogu nuk mund të jetë ligjitim dhe demokratik pa i ndjekur këto katër hapa:
1 – Shqyrtimi i marrëveshjeve të deritashme dhe vlerësimi i dialogut 2011-2017
2 – Përcaktimi paraprak i qëllimeve të Kosovës në këtë dialog që bëhen kërkesa ndaj Serbisë.
Pas këtyre, zgjedhje të reja dhe legjitimim të institucioneve demokratike që e drejtojnë dialogun. Dhe, dy hapa tjerë pastaj:
3 – Përgatitje e platformës ku përcaktohen parimet, temat e panegociueshme e ato të ngutshme për t’u trajtuar në dialog.
4 – Formimi i një ekipi negociator gjithëpërfshirës, me udhëheqje kredibile e strategji
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...