Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari si shkaktar i zjarrit që përfshiu dy ndërtesa në Prishtinë.
Ai dyshohet të ketë qenë duke punuar në mënyrë ilegale në njësorët dhe kabllot elektrike, raporton arbresh.info.
LEXO EDHE: Policia jep detaje lidhur me zjarrin në Prishtinë
Këtë e ka konfirmuar edhe policia, ku thuhet se dyshimet e para nga hetimi janë se zjarri u shkaktua nga faktori njeri.
“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë. Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...