Valon Berisha e kaloi një sezon dëshpërues në Itali, në mes lëndimesh dhe formës së zbehtë. Prandaj, Lazio po mendon ta huazojë atë gjatë verës dhe destinacioni më i mundshëm është Salzburgu, ku futbollisti kishte luajtur me sukses disa sezone
Valon Berisha mund të rikthehet në Salzburg.
Mesfushori kosovar e kaloi një sezon të zbehtë dhe dëshpërues në Itali dhe Lazio po mendon ta huazojë atë.
Sipas mediave italiane, përfaqësuesi kosovar mund të kalojë gjatë verës tek klubi ku e arriti kulmin e karrierës, Salzburg nga Austria, në tentim për ta rikthyer formën pas lëndimeve dhe paraqitjeve të zbehta që i shfaqi me ekipin “Biancocelesti” sezonin që shkoi.

Lazio priste shumë më tepër nga përfaqësuesi kosovar, por nuk është dorëzuar ende dhe beson tek ai për të ardhmen.
Prandaj edhe klubi nga Serie A nuk po mendon ta shesë atë përfundimisht, por vetëm ta huazojë.
Momentalisht, Berisha është i lënduar dhe pret të rikthehet në ushtrime gjatë verës.
Atij i nevojitet vazhdimësia e ndeshjeve, e cila i mungoi në “Olimpico”.

Berisha ishte transferuar në Lazio verën e kaluar për 8,5 milionë euro, ndërsa rikthimi në “shtëpi” tek Salzburgu mund të jetë zgjidhja e duhur për t’u ringritur. /Gazeta Express/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...