Kryeministri Ramush Haradinaj sot në Ditën Botërore të Refugjatëve, tha se bashkë ndjen me të gjithë ata njerëz që braktisën tokën e shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të dhunës dhe luftës, apo keqtrajtimeve të ndryshme.
Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova më së miri e di këtë ndjenjë të largimit nga atdheu, veçanërisht në vitet 1999, në kërkim të shpresës dhe ikjes nga gjenocidi serb.
“Sot, në Ditën Botërore të Refugjatëve, bashkë ndjejmë me të gjithë ata njerëz që braktisën tokën e shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të dhunës dhe luftës, apo keqtrajtimeve të ndryshme.
Kosova më së miri e di këtë ndjenjë të largimit nga atdheu, veçanërisht në vitet ‘99, në kërkim të shpresës dhe ikjes nga gjenocidi serb. Po sot, shpreh respektin më të lartë ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, ka shkruar në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s