Presidenti kinez, Xi Jinping, e festoi të shtunën ditëlindjen e tij të 66-të bashkë me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili e befasoi me disa akullore si dhuratë për ditëlindje.
Dy liderët e shteteve u takuan në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe, ku po merrnin pjesë në Konferencën për Masa Ndërvepruese dhe Ndërtim të Besimit në Azi.
Ky ishte takimi i tyre i dytë brenda një jave pasi u takuan më parë edhe në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, në kuadër të Samitit të Shangait për Bashkëpunim.
“Presidenti rus e vlerësoi lart rolin e Xi Jingpingut në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe e vuri në pah suksesin e shënuar në vizitën e fundit të presidentit kinez në Rusi. Putin i dha akullore presidentit kinez si dhuratë për ditëlindje”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.
Xi Jinping e falënderoi Putinin për akulloren dhe tha se presidenti rus është shumë i popullarizuar në Kinë.
Presidenti kinez e vizitoi Rusinë në fillim të qershorit, ku ishte mysafir nderi në Forumin Ndërkombëtar për Ekonominë në Shën Petërsburg.
Gjatë vizitës në Rusi, të dy presidentët e kishin vizituar kopshtin zoologjik të Moskës, me ç’rast Putini ia dha dy panda kineze Jinpingut, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...