20 vite nga Dita e Çlirimit të Vushtrrisë, Haradinaj përkujton të rënët

10:32 | 17 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Vushtrrisë, shkruan arbresh.info

Në llogarinë e tij personale në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ky çlirim ka ardhur falë atyre që dhanë jetën për liri.

“Sot bëhen 20 vjet nga Çlirimi i Komunës së Vushtrrisë që erdhi si rezultat i përpjekjeve dhe heroizmit të të gjithë të rënëve për liri dhe çlirim” ka shkruar Haradinaj.

Ndër tjerash ai bëri me dije se  me rastin e Ditës së Çlirimit, do të zbulohet shtatorja dhe inaugurohet sheshi që mban emrin e atdhetarit Hasan Prishtina

“Në këtë ditë të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë, po i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare sikurse sot duke përuruar sheshin dhe shtatoren e njërit nga figurat më të shquara që njeh historia Hasan Prishtina në Vushtrri, veprimtarit të palodhur për çështje kombëtare” ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale