Sektori i prodhimit të qumështit vazhdon të jetë në krizë dhe i dëmtuar nga produktet që importohen nga vendet e ndryshme në Kosovë.
Kështu tha kryetari i komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, gjata takimit të këtij komisioni në të cilën u diskutua çështjet aktuale të pozitës së prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit.
Po ashtu, u prezantuan edhe disa raporte të cilat tregonin statistikat për prodhimin dhe përpunimin e qumështit, ku u tha se gjatë verës arsyeja pse ka më shumë qumësht është për shkak të konsumimit më të vogël, kjo edhe ndikon në problemin për ta gjetur tregun në Kosovë.
Derisa opozita kritikoi qasjen e shtetit për të ndihmuar prodhuesit e qumështit në politikat fiskale, deputetët që përfaqësonin pozitën, thanë se pikërisht shteti me subvencionet e vazhdueshme për këtë degë të re të industrisë kanë ndikuar në rritjen e këtij sektori.
Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit sërish patën ankesat e tyre, duke th? ?në se nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për një treg të barabartë.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...