Pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë një ditë më parë, ku mbeti i plagosur rëndë 48-vjeçari Y.M, policia ka idebntifikuar drejtuesin e mjetit që e përplasi.
Në njoftimin e policisë thuhet se u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit V.Z, 54 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas duke drejtuar një mjet tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Y.M, 48 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit, pasi ka aksidentuar 48-vjeçarin, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./TCh
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...