Flamujt janë simbol i një kombi, duke dëshmuar historinë dhe kulturën e një vendi. Por çfarë fshihet pas ngjyrave të disa prej flamujve që përfaqësojnë shtetet përkatëse:
Flamuri grek
Ngjyra e bardhë dhe blu, të kujton detet dhe ndërtesat e bardha që shtrihen në brigjet greke, vijat janë simbol i shprehje liri a vdekje, moto e Greqisë. Ndërsa kryqi në anën e flamurit përfaqëson kryqin e besimit ortodoks.
Flamuri Danimarkës
Ky flamur konsiderohet një nga flamujt më të vjetër në botë prej vitit 1219. Ka lidhje të forta me fenë e krishterë dhe besohet se ka ndikuar edhe në vendet e tjera nordike si Suedia, Norvegjia Finlanda e Islanda.
Flamuri Zvicrës
Një nga flaumujt më të vjetër që nuk ka ndryshuar. Kryqi i bardhë përfaqëson krishtërimin.
Flamuri i Francës
I ndarë me tre ngjyra, flamuri francez shtë symbol I revolucionit dhe monarkisë. E bardha përfaqëson mbretin, e kuqja dhe bluja kapelen e revolucionit.
Flamuri Brazilit
Ai mbart një sërë simbolesh. Jeshilja përfaqëson pyjet braziliane, e verdha diamantine ndërsa bluja në qendër përfaqëson qiellën netëve të Rio De Janeiro. Dhe secili yll përfaqëson federatat. Flamuri ka edhe moton e tij, Rregull dhe progres.
Flamuri gjerman
Origjina e tij nis në vitin 1778. Në fillim u përdor si flamur i principatës reuss-Greiz. Ngjyrat thuhet se përfaqësojnë demokracinë.
Flamuri kanadez
Gjethja me 11 cepa përfaqëson 10 provincat. Kanadezët e duan shumë flamurin dhe prej vitit 1996 festojnë në 15 shkurt ditën kombëtare të flamurit.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...