Sarah Sanders deri në fund të muajit do të largohet nga posti i zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Pas 3.5 vitesh, deri në fund të muajit Sarah Sanders do të braktisë Shtëpinë e Bardhë dhe kthehet në Arkansasin e saj”, theksoi presidenti amerikan, Donald Trump, në rrjetin social Twitter duke theksuar se bëhet fjalë për një person të veçantë dhe të talentuar, që ka bërë punë të shkëlqyeshme.
Trump shpreson se ajo do të kandidohet për punën e guvernatores së Arkansasit meqë konsideron se do të ishte e shkëlqyer në këtë pozitë.
Sanders në shkurt të vitit 2016 iu bashkua fushatës së Trumpit, ndërsa në vitin 2017 mori detyrën e zëdhënëses së administratës amerikane.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...