Është caktuar orari i ndeshjeve të fazës preliminare për kualifikim në Ligën e Kampionëve, e cila do të zhvillohet në stadiumin e Fadil Vokrri në Prishtinë, me Feronikelin, Lincoln Red Imps, SP Tre Penne dhe Santa Coloma që do të luftojnë për një vend në rundin e parë kualifikuese në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në fazën grupore të edicionit të ardhshëm të garës elitare evropiane për klube.
Federata e Futbollit e Kosovës, e cila sivjet do të jetë mikpritëse dhe organizatore e ndeshjeve të rrethit preliminare të Ligës së Kampionëve, e ka arritur sot marrëveshjen me zyrtarët e UEFA-s rreth terminit të ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale të kësaj faze, raporton Gazeta Express.
“Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti gjatë tërë ditës së sotme ka qenë në kontakt me zyrtarët e UEFA-s dhe në fund ka arritur akordin që klubit tonë kampion t’ia mundësojë ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale në orët e mbrëmjes, pasi fillimisht gjatë tërheqjes së shortit në selinë e UEFA-s ishte paraparë që ajo të luhet në orët e pasdites”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Dy ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten më 25 qershor.
Ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet SP Tre Penne nga San Marino dhe Santa Coloma nga Andorra do të zhvillohet prej orës 15:00, ndërsa ajo mes Feronikelit dhe Lincoln Red Imps nga Gjibraltari do të luhet nga ora 20:45.
Ndërkohë, ndeshja finale ndërmjet fituesve të gjysmëfinaleve do të zhvillohet të premten e 28 qershorit, në orën 20:45.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Raportohet se Reali ka arritur një marrëveshje me anësorin e...
Plani operativ “Motoçikleta 2025”, policia shqip...
Elvana Gjata ndan prapaskena nga klipi i këngës “Lumja Toka”
Shqipëria mposhtet në ndeshjen e parë të Kampionatit Europia...
I kërkuan para një kandidatje për ta kaluar në testin prakti...
Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuari...