Sipas Raportit të Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut shënon përparim të madh në plotësimin e kërkesave të Bashkimit Evropian në programin për reforma ekonomike, në krahasim me vendet e rajonit.
Dhe këto pritje para ca ditësh në një debat televiziv i shprehu edhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. ”Me formimin e Qeverisë krijuam një politikë tërësisht të re industriale, sollëm ligjin e ri për mbështetje financiare të investimeve, ligjin e ri për energjetikë, që hapën rrugën për investime të reja në më shumë sektorë, ndërmorëm masa të ndryshme që lidhen me Agjencinë e Punësimit, vendosëm ta rrisim pagat minimale në vend që do të kalojë nëpër faza të ndryshme dhe presin që muaji i ardhshëm të ketë një rritje përsëri”, është shprehur Bekteshi.
Në profilin e tij në FB ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka shprehur kënaqësi për rezultatin e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto në tremujorin e parë prej 4.1 përqind, që është shuma më e lartë tremujore në dy vitet e fundit. Ndryshimi prej dy vjetësh është 4.1 përqind. Presim që këto parametra të rriten, duke pasur parasysh se në tremujorin e dytë norma e rritjes së PBB-së për vitin 2017 ishte minus 1.8 për qind.
“Prej fillimit me punë kjo qeveri me seriozitet u është qasur reformave ekonomike, prandaj jo rastësisht shkalla e papunësisë në pjesën e parë të 2019 arrin shifrën prej 17.8 përqind ose më saktë shënojmë rrënje të papunësisë prej 4.8% shifra këto që na e bëjnë me dije se jemi në rrugë të mbarë për të arritur suksese tjera sa i përket zhvillimit ekonomik” ka shkruar Bekteshi./ts/
Mesazhi i Presidentit të FIFA-s, Infantino, në Mbrëmjen Gala...
Xhaka me një postim emocionues pas fitores në derbi ndaj New...
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...