Pas samitit të Berlinit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohen edhe një herë gjatë kësaj jave, ku temë qendrore e këtij takimi pritet të jetë dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.
Për këtë, gazetari i Deutche Welle-s, Bahri Cani ka thënë se sipas informacioneve takimi Merkel- Haradinaj do të zgjasë rreth një orë ku temë diskutimi, përveç dialogut, do të jetë edhe taksa 100% si dhe përgatitjet për Samitin e Parisit i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti.
“Sipas informacioneve ky takim do të zgjasë një orë përafërsisht dhe temë kryesore do të jetë dialogu Kosovë- Serbi dhe raportet Kosovë- Gjermani si dhe përgatitjet për Samitin e Parisit që do të mbahet me 1 korrik”, tha ai.
“Pamë edhe një delegacion francezo- gjerman në vizitë në Prishtinë pasi ata nuk duan që çdo gjë t’ia lënë rastit por të përgatiten më mirë për këtë konferencë. Merkel është angazhuar edhe vet për zgjidhjen e problemeve në Ballkan. Merkel do të kërkojë shpjegime shtesë për mundësinë e heqjes së taksave ndaj Serbisë. Takimi do të mbahet në dyer të mbyllura dhe nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për shtyp”, përfundoi Cani.
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...