Ishin mediat italiane ato që fillimisht dhanë detaje mbi një incident që kishte ndodhur pasditen e së hënës në bordin e avionit “Blue Panorama Express” të nisur nga Tirana për në Romë.
“Corriere della Sera” shkroi se ishin 2 persona që iu janë dorëzuar autoriteteve sapo avioni ka bërë ulje të detyruar në Pescara.
Një sherr kishte nisur në bord pak pasi avioni ishte nisur rreth orës 16.45 nga kryeqyteti shqiptar për në kryeqytetin italian. Sipas “La Repubblica” në qendër të incidentit ishte një 30-vjeçar shqiptar që kishte nisur të fyente dhe më pas të godiste babanë e tij për motive ende të paqarta. Më pas i riu shqiptar ka nisur të bërtasë duke kërcënuar pasagjerët e tjerë dhe stafin.
Për më shumë se 40 minuta pasagjerët kanë përjetuar momente paniku për atë që po ndodhte. Sapo avioni bëri ulje të detyruar i riu oi dorëzua autoriteteve ndërsa i moshuari u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore.
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike