Gjatë fjalës së tij para mijëra protestuesve, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se, kauza e opozitës do të zgjidhet por vetëm kur kryeministri Edi Rama të largohet.
“Ky komb është bashkuar në histori drejt kauzave të mëdha dhe me bashkimin e tij ka bërë të mundur largimin e të keqes dhe ka hapur rrugën drejt përparimit të tij. Kështu e hjodhëm diktaturën, kështu u anëtaërsuam në NATO dhe hoqëm vizat me BE.
Kurrë më parë, nuk ka qenë përmbledhur në një grusht banditësh, oligarkësh dhe politikanësh kriminelë me në krye Edi Ramën. Kjo kauzë do të zgjidhet me vlera, me besim, me kurajo, por vetëm pasi të largojmë fajtorin kryesor. Rama ik.
Orët e tiranisë po numërohen mbrapsht. Ora e lirisë po afron. Rama ik. Askush nuk e ndal fuqinë e një populli të bashkuar për liri e demokraci”, u shpreh Basha.
Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje...
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...