Korça është zgjuar sot nga tërmeti. Rreth orës 06:27 minuta janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 4 km, ç’ka ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre.
Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas. Mësohet se lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake raportohet për dëme te konsiderueshme materiale. Në qytetin e Korçës disa banesa kanë pësuar plasaritje të mureve dhe rrezikohen nga shembja.
Pritet që shërbimet e Emergjencës të shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti, për të bërë të mundur vlerësimin e dëmeve./TCH

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...