“Shprehë respektin për bashkëluftëtarët tanë shumë të zotë, për heronjtë tanë që i bashkoi lufta për liri që i bashkoi Brigada emblemë 138 Agim Ramadani, që i bashkoi Epopeja e UÇK-së në Koshare, e cila i dha dimension tjetër luftës për liri në Kosovë,” deklaroi Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Këto komente ai i ka bërë në akademinë përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Xhemajl Fetahaj e Milazim Shala.
“Familja Fetahaj është tipike shqiptare e çmuar dhe e respektuar nga të gjithë me orientimin për liri e komb, dhe i kanë përkrahë vijat e para të luftës. Nuk kanë pritë me i thirrë, por vetë kanë qenë aty,” është shprehur Haradinaj.
“E kemi për nderë të shprehim respekt për të gjitha ato kontribute që e bojnë popullin tonë me u ndje krenar. Do të dimë me ecë rrugës së heronjve dhe do t’i nderojmë në këtë ecje së bashku.”/arbresh.info.
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...