Policia italiane ka bërë me dije se ka arrestuar 7 persona, si pjesë e një grupimi që shpërndante kokainë në komunën e Asisit. Organizata ishte lokale dhe shpërndatë drogëra në sasi të vogla, më së tepërmi kokainë. Klientët e tyre ishin të të gjitha moshave dhe kryesisht banonin në komunat e Asizit dhe Bastia Umbra.
Hetimet kanë nisur pasi shumë banorë thanë se ndihen të shqetësuar nga fakti se disa persona kishin filluar të helmojnë fëmijët e tyre me lëndë narkotike. Po hetimet më tej janë shtrirë edhe në terren, ku karabinierët arritën që të zbulojnë edhe faktin sesi funksiononte grupi, shkruajnë mediat italiane.
Karabinierët kanë zbuluar se droga shpeshherë shkëmbehej në këmbë ose me biçikletë, duke shkëmbyer drogë nëpër rrugët e qytetit. Pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria e Perugias, anëtarët e organizatës kriminale janë dërguar në gjykatë për akuza që lidhen me trafik të drogës.
Të gjithë personat që merrnin pjesë në rrjetin e shpërndarjes së lëndës narkotike ishin shqiptarë, përpos një italiani. Gjatë kontrolleve, policia italiane ka mundur të sekuestrojë kokainë, hashash, material për prerje dhe 4300 euro të gatshme. Për disa prej anëtarëve të bandës së drogës u dha “arrest me burg”, ndërsa të tjerë ia dolën që të jenë jashtë qelisë me masa më të buta sigurie.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...