Asamblistit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Remzi Rrahmani, nga radhët e PDK’së, i ka dështuar sot propozimi i tij drejt Kuvendit, për të shpallë Halil Kastratin, qytetar nderi të Mitrovicës.
Propozimi i tij nuk kishte marrë votat e mjaftueshme të asamblistëve, e një gjë e tillë Rrahmani thotë që ta ketë befasuar.
Megjithatë asamblisti Rrahmani shpreson që një iniciativë e tillë do të mbarojë herdo kur.
“Sot në seancën e 20-të të Kuvendit Komunal, bëra një kërkesë shumë legjitime dhe shumë njerëzore, që humanisti HALIL KASTRATI të shpallet qytetar nderi i Komunës së Mitrovicës. Propozimi im nuk morri dritën e gjelbër nga asamblistët e pozitës në këtë Kuvend. Emri i Halilit nuk guxon të shndërrohet në temë politike, ngase ai i tejkalon këto përmasa. Sot, asamblistët treguan qëndrimet e tyre, që për mua ishin jo natyrshëm refuzuese. Me bindje se kjo ide e imja është nisur me sinqeritet, me sinqeritet do të mbaroj herdo kur”, ka shkruar ai në profilin e tij në facebook.
Halil Kastrati është drejtues i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” me seli në Prizren. Ai është bërë i njohur në publikun kosovar, për ndihmën që ua bën familjeve të varfra përmes shoqatës së tij humanitare.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...