Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka hedhur poshtë raportimet se ajo beson që pasardhësja e saj si lidere e partisë, Unioni Demo-Kristian (CDU), Annegret Kramp-Karrenbauer nuk është e denjë për këtë pozitë.
Ky pretendim, që është cilësuar nga Merkel si i palogjikshëm, është bërë nga dy zyrtarë të paidentifikuar, në një artikull në Bloomberg gjatë ditës së martë.
Kramp-Karrenbauer do të nisë së udhëhequri CDU-në, vitin e ardhshëm.
Ajo është kritikuar së fundmi për komentet që ka dhënë lidhur me rregullat e debatit dhe se si krijohet opinioni publik online.
Kjo deklaratë e saj ka ardhur pas një videoje të publikuar në YouTube, në të cilën Qeveria akuzohet për dështim të luftimit të ndryshimeve klimatike.
Si pasojë, shumë persona u kanë kërkuar votuesve gjermanë që të mos votojnë për partinë CDU dhe partnerët e koalicionit, Social-Demokratët.
Në një konferencë për media të hënën, Kramp-Karrenbauer, u ka thënë gazetarëve: Çfarë do të ndodhte në këtë shtet, nëse, le të themi 70 gazeta do të vendosnin dy ditë para zgjedhjeve, të bënin një thirrje të përbashkët: Mos votoni për CDU-në dhe SPD-në?”
Megjithatë, më vonë ajo ka thënë përmes një postimi në Twitter se ka qenë “absurde” kur është akuzuar se synon të rregullojë lirinë e shprehjes.
Merkel po ashtu ka mbrojtur atë duke thënë:
“Secili që unë e njoh në CDU është i përkushtuar për liri të mendimit, si rregull parësor”.
Pavarësisht rritjes së numrit të votuesve gjatë garës për Parlamentin Evropian të dielën, blloku konservator i Merkelit ka shënuar rezultatin më të keq prej Luftës së Dytë Botërore, përcjell REL.
Partia e saj, Unioni Demo-Kristian dhe partia e saj simotër, SPD, kanë arritur të jenë të parat, me 28.9 për qind të votave mirëpo mbështetja për to ka rënë për 7 për qind, në krahasim me zgjedhjet e fundit të mbajtura katër vjet më parë.
Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta
Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj ...
Revista Vogue prezanton Bleona Qeretin në një kopertinë magj...
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani