Të kërkosh të dalësh nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, do të ishte një vetëvrasje politike për Konservatorët, paralajmëroi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt, pas triumfit të Partisë së Brexit në zgjedhjet evropiane.
“Të përpiqesh të aplikosh një dalje pa marrëveshje nëpërmjet zgjedhjeve legjislative nuk është një zgjidhje, është një vetëvrasje politike për Konservatorët”, shkruan Jeremy Hunt për “Telegraph”.
Partia e Hunt pësoi humbjen më të rëndë që prej vitit 1832 duke marrë vetëm 9% të votave, shumë pas partisë së Nigel Farage, që mori 31,6% të votave dhe që mbështet një ndarje të ashpër me BE-në, madje edhe pa marrëveshje, më 31 tetor./ATSH/
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...