Një person nga Vrella e Istogut e ka zënë muri gjatë prishjes së një garazhe, duke e lënë të vdekur. Bëhet fjalë për 49 vjeçarin me iniciale Q.B. Rasti po cilësohet si “hetim i vdekjes”, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjatë prishjes së një garazhe njkë person e ka zënë muri, derisa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Me datën 28 maj 2019, rreth orës 14:54, Policia është informuar se në fsh.Vrell- Istog, gjatë prishjës së një garazhe private një person e ka zënë muri. Personi në fjalë është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal në Pejë. Menjëherë njësitet e policisë pranë stacionit policor Istog, kanë dalur në vendin e ngjarjës, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në komunikatë.
Rasti është cilësuar si ‘Hetim i Vdekjes’.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...