Gazeta Insajderi merr vesh se doganierët, të cilët i kanë mundësuar kontrabandë të duhanit dhe cigareve kontrabandistëve nga Shqipëria për një periudhe një vjeçare duke iu shmangur rregullave doganore, janë Hekuran Dana, Besart Malaj, Ahmet Zejneli dhe Driton Hasimja.
Ndërsa sipas burimeve të Insajderit kontrabandistët nga Shqipëria të arrestuar janë Vullnet e Valdet Syla.
Aksioni në Vërmicë është zhvilluar mbrëmë, shkruan Insajderi.
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me hetuesit e Doganës, pas një hetimi disa mujor duke përdorur teknikat speciale të hetimit dhe vëzhgimit, ka arritur që dje të arrestojë katër zyrtarë doganor të Pikës Doganore në Vërmicë dhe katër qytetarë, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë.
Ndaj të arrestuarve prokuroria ka lëshuar aktvendim për ndalim, dhe të dyshuarit do të mbahen 48 orë në ndalim deri në një vendim tjetër.
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...