Mjeku britanik Keith Wolverson, 52 vjeç, rrezikon që të përjashtohet nga profesioni, për shkak se i kërkoi një gruaje myslimane që të hiqte shaminë gjatë një vizite.
Bashkëshorti i pacientes bëri një denoncimi ndaj spitalit, Royal Stoke University Hospital, duke bërë që mjeku të vihet nën akuzë për diskriminim, duke rrezikuar që të humbë vendin e punës.
Mjeku po vizitonte vajzën e çiftit, dhe sipas Wolverson, për shkak të shamisë me të cilën gruaja mbulonte fytyrën, nuk arrinte që të kuptonte asnjë simptomë nga vajza.
Kështu që mjeku i kërkoi heqjen e saj në mënyrë që të kuptoheshin, shkruan noa.al.
Wolverson tha për mediat vendase se ndaj tij po bëhet një padrejtësi e madhe dhe se kërkesa e ti u bë vetëm për të trajtuar siç duhej vajzën e gruas dhe aspak për diskriminim.
Në mbështetje të mjekut ka nisur një peticion online, ku janë mbledhur mbi 60 mijë firma.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit