Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, i cili është në një vizitë në Bagdad, tha se Teherani do të mbrohet fuqimisht kundër çdo agresioni ushtarak ose ekonomik, referuar kërcënimeve të shtuara amerikane.
Ai u kërkoi gjithashtu vendeve evropiane që të bëjnë më shumë për të ruajtur një marrëveshje bërthamore të vitit 2015.
Sipas Zarif, vendi i tij dëshiron të ndërtojë gjithashtu dhe një marrëdhënie të balancuar me fqinjët e Gjirit arab dhe sugjeroi krijimi e një aleance mos-agresioni me ta.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Irakut Mohammed Ali Alhakim, tha se vendi i tij qëndron pranë Iranit dhe është i gatshëm të jetë një ndërmjetës midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Alhakimi, duke iu referuar sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, tha se nuk besonte se “bllokada ekonomike” do ishte rezultative.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...