Rrustë Rexhepaj, 47 vjeç, nga fshati Loxhë i Pejës, pas 10 ditëve i zhdukur, është gjetur sot i vdekur. Këtë informacion për Gazetën Express e ka konfirmuar vëllai i tij, Besimi.
Rrustë Rexhepaj së fundmi kishte lënë punën për shkak se nuk ndihej mirë me shëndet. Ai më 16 maj kishte dalë nga banesa pa treguar se ku po niset. Aty e ka lënë letërnjoftimin dhe telefonin. Që nga ajo ditë familja nuk ka pasur informacion për vendndodhjen e tij.
Besimi, vëllai i Rrustës tha për Gazetën Express, se vëllin e kanë gjetur sot të vdekur në parkun e Pejës.
Edhe policia është marrë me zhdukjen e 47 vjeçarit, ata thanë se një person është gjetur sot i vdekur në Pejë.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi