Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmri Limaj ka pritur sot në takim njohësin e rrethanave politike në Ballkan, amerikanin David Philips, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Limaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se vlerëson gatishmërinë e Philips për t’i ndihmuar Kosovës në këtë proces.
“Prita në takim mikun e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njohësin e rrethanave politike në Ballkan, David Philips, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Vlerësuam momentumin e krijuar për të ardhur deri te një marrëveshje për njohje reciproke mes dy vendeve dhe për hapjen e perspektivës së qartë euroatlanike për Kosovën.
Kosova me krijimin e Delegacionit Shtetëror dhe platformën për bisedime, e cila paraqet unitetin e institucioneve, po demonstron vullnet e gatishmëri për dialog pa kushte me Serbinë. Ne vlerësojmë gatishmërinë e Philips për t’i ndihmuar Kosovës në këtë proces”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...