Tottenhami ka bërë lëvizjen e parë drejt transferimit të sulmuesit të Barcelonës – Malcomit.
Gazeta spanjolle SPORT thotë se “Spursët” kanë hapur zyrtarisht bisedimet me gjigantin katalunas për brazilianin, i cili u transferua nga Bordeauxi një vit më parë për 41 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona nuk dëshiron të shes atë ndërkohë që Tottenhami është i përgatitur për të ofruar deri në 40 milionë euro.
Transferimi i Tottenhamit te Malcomi duket se do t’i jap fund spekulimeve për rikthimin e Gareth Bales nga Real Madridi.
Negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar dhe të dy palët besohet të jenë afër marrëveshjes./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran