Trajneri i Arsenalit, Unai Emery thotë se Petr Cech ka një inteligjencë të lartë për të qenë edhe trajner në të ardhmen.
Portieri do të pensionohet pas finales në Evropa Ligë kundër Chelseas, ku ai edhe mund të rikthehet në rolin e drejtorit sportiv, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e di, por e di se ai luan me bateri”, ka thënë fillimisht Emery kur është pyetur për të në lidhje rikthimin te rivali londinez.
“Ai është një person i veçantë. Dua të luaj një ditë me të. E kam thënë këtë muaj më parë. Ia kam thënë këtë edhe atij, është e mrekullueshme!”
“Një ditë në Evropa Ligë ne ishim duke luajtur ndaj BATE Borisovit dhe ata i shtronin pyetje atij në gjuhen ruse dhe unë i thash se a kupton rusisht? Ai tha ‘po trajner’! Ishte e mrekullueshme. Ai mund të flas shumë gjuhë. Unë kamë punuar në Moskë dhe nuk di rusisht”, përfundon Emery./arbresh.info/
Osmani reagon pas nismës së kongresmenëve për Kosovën në NAT...
Ekstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Kroaci...
Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues