Një shok i afërt i Maurizio Sarrit pretendon se trajneri i Chelseas është në “bisedime të vazhdueshme me Juventusin”.
Bazuar në një raport nga Gazzetta dello Sport, presidenti i Juves e ka thirrur personalisht Sarrin të dielën në mbrëmje duket e pyetur nëse është në dispozicion për sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, Chelsea do të ishte “shumë i joshur” nga ideja për të zëvendësuar ish trajnerin e Napolit me legjendën e klubit – Frank Lampardin.
Ndërkohë, Enzo Bernardoni ka thënë për Tutto Napoli: “Nuk kam dëgjuar nga Maurizio për një kohë të gjatë, por njëri nga konsumatorët tanë, një shok i djalit të tij, ka konfirmuar ekzistencën e bisedimeve të vazhdueshme”.
“Pse duhet nuk t’i thotë ‘po’ Juves? Për mendimin tim, ai duhet të pranoj ofertën e tyre me duar të hapura. Por sërish, kështu e ndjejë unë dhe nuk ka asgjë tjetër”
“Maurizio është një profesionist dhe një trajner profesional. Sa njerëz kanë thënë gjëra por përfundimisht kanë pranuar ofertë nga Juventusi?”
“Jam duke folur në përgjithësi, jo vetëm për Maurizion. Në këto nivele, pavarësisht besimit tuaj, ju nuk mund të keni dyshime”./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”