Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe Këshillat Organizues të fshatrave Stagovë dhe Runjevë, sot në Kaçanik mbahet akademi përkujtimore kushtuar të rënëve më 21 maj të vitit 1999.
Akademia organizohet në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi.
Akademia përkujtimore mbahet në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” në Kaçanik./Arbresh.info
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë