Let’s Do It ka bërë të ditur se sot vullnetarët do t’i bashkohen aksionit për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh.
Deponia gjendet në një zonë në mes të Komunës së Pejës dhe asaj të Istogut, andaj pastrimi i asaj deponie do të mbështet financiarisht nga te dy komunat.
Për pastrimin e kësaj deponie, më e madhja në Rajonin e Pejës, “Let’s Do It” do të ofrojë një sasi derivatesh për makinerinë që do të kryej pastrimin në atë zonë. Përveç pastrimit, e njëjta hapësirë do të rrethohet, e më pas edhe do të gjelbërohet.
Përveç ekipit së “Let’s Do It” dhe vullnetarëve të tjerë, aksionit të sotëm do t’i bashkohen edhe kryetarët e dy komunave përkatëse, përkatësisht kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova./Arbresh.info
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...
Irani refuzoi propozimin për armëpushim, vjen menjëherë përg...
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...