Nga frika e hakerave, WhatsApp ka përgatitur me urgjencë një përditësim sigurie për të mbrojtur përdoruesit.
Ditën e martë, kompania zbuloi se në platformën e mesazheve ka një lloj “çarje” që i ka lejuar sulmuesit kibernetikë që të instalojnë një kod të dëmshëm tek përdoruesit.
Kodi i dëmshëm thuhet se po transmetohet me anë të një telefonate që është në një farë mënyre një kurth.
WhatsApp njofton gjithashtu se kodi mund të transmetohet edhe nëse përdoruesit nuk i përgjigjen telefonatës.
Cilët celularë janë prekur?
Kompania pretendon se ka 1.5 miliardë përdorues të cilët mund të jenë prekur përfshirë këtu ata që përdorin iPhone, celularë që operojnë me Android, ata me Ëindoës dhe pajisjet Tizen.
Si ta zbuloni nëse jeni prekur?
Numri i saktë i personave të prekur nuk dihet ende. Por, sipas kompanisë, nëse nuk keni marrë ndonjë telefonatë nga persona të panjohur, atëherë mund të mos jeni prekur.
Si të mbroheni?
WhatsApp e ka rregulluar tashmë problemin, por që të jeni të sigurt duhet që të instaloni përditësimin e fundit të aplikacionit.
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...
Nisma e propozon Fatmir Limaj për President të Kosovës