Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët e komunave veriore që në këta minuta që kanë mbetë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Deri më tani ne jemi të kënaqur me pjesëmarrjen në votime, por kërkojmë që ajo të rritet sepse është e rëndësisë jetike për shqiptaret e kësaj komune.
Duam të shprehim disa shqetësime sa i përket sjelljes së partive tjera politike, ka theksuar Gonxhe Çaushi, kandidate për kryetare në Mitroviën e Veriut.
“Kemi informacione nga tereni për përpjekje për të blerë vota te cilat do të dorëzojmë tek organet gjegjës. Po ashtu kemi marrë informacione ende te pakonfirmuara , tejet shqetësuese se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në disa qendra të votimit është duke tentuar të manipulojë procesin e votimit, përmes rritjes së votave të Listës Serbe, si pjesëmarrje, e që i duhet si formë demonstrimi Serbisë, gjersa në kundër-shpërblim, marrjen e disa votave për VV-në që të paraqiten si më të votuarit”, ka cekur Çaushi.
Pra, po flasim për një ‘tregtim votash’ me Listën Serbe dhe LVV-në dhe LDK-në. Këto shqetësime i kemi marrë nga Lagja e Boshnjakëve por edhe disa lagje të tjera ku ka numër të madh të votuesve, për çka pas konfirmimit te informacionit, edhe do të japim detaje më vonë., është shprehur Çaushi.
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...