Gati gjysma e Tiranës të hënën nga ora 9 e mëngjesit deri në 3 të mesdites do të jetë pa energji elektrike. Kjo për shkak të punimeve që do të kryej Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Përmes një njoftimi për shtyp OSHEE bën të ditur se në shtatë kabina njëkohësisht do të kryhet remont.
Si pasojë e punimeve nuk do të furnizohet me energji elektrike një pjesë e Yzberishtit, pallatet e Minierës, rruga “3 Dëshmorët”, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro”, rruga “Sitki Çiço”, rruga “Ali Demi”, rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”. /ABC News Albania
Eskalon konflikti në Sarandë, plagoset me thikë një person
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...